Nuk u lejua të hyjë në Sërbi, Sveçla inspekton kufirin verior të Ujmanit

by engel

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, zhvilloi këtë të enjte një inspektim në kufirin verior të liqenit të Ujmanit.

Me motor me katër rrota si dhe i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, Sveçla vizitoi kufirin verior të liqenit në kufi me Serbinëm në afërsi të fshatit Bërnjak.

banner

Sveçla tha se në takim u bisedua dhe në lidhje me avancimin e kapaciteteve në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit kufitar.

“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë asetit tonë, Liqenit të Ujmanit.

Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë.

Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avancimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar.

Mbështetja ime nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë”, shkruan Sveçla në facebook.

Kujtojmë se më herët Sveçla njoftoi dhe refuzimin që Serbia i bëri kërkesës së tij për të viztuar Luginën e Preshevës. Ai nënvizoi se dhe Kosova do t’i përgjigjet me reprocitet për raste analoge.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy