Efekti i Liberalizimit: Interesim i madh për pasaporta, mbi 3000 aplikime në ditë

by engel

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) thonë se këto për dy ditë të janarit, numri i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.

Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë për Ekonomia Online se gjatë vitit 2023, janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor, ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.

“Gjatë vitit 2023 dikund rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta. Ndërsa në muajin dhjetor (2-23) është shënuar një rritje më e madhe. Kështu që në muajin dhjetor i kemi dikund mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, u shpreh Camaj për EO.

Camaj ka thënë gjatë dy ditëve në këtë fill të muajit Janar, ARC-ja i ka pajisur me pasaporta 7 mijë e 400 qytetarë.

“Vetëm në këto ditë të janarit do të thotë më 3 dhe 4 janar është dikund rreth 7400 qytetarë që kanë aplikuar. 4 mijë kanë apliku me datën 3 janar, ndërsa 3400 më datën 4 janar”, ka deklaruar Camaj.

Ndërsa, Camaj ka thënë se interesimi i qytetarëve serb për t’u pajisur me pasaporta është në rritje.

Ai tha se edhe numri i qytetarëve serbë që duan pasaporta të Republikës është rritur, por nuk ka shifra. “Sistemi nuk i ndan në serbë e shqiptarë, por në komunat me shumicë serbe, edhe atje janë në rritje kërkesat”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy