Inter hapi rezultatin përmes Lautaro Martinez në minutën e 13 -të kur pasimi i Henrikh Mkhitaryan e gjeti lojtarin e kombtares Argjentinase në zonë përpara mbrojtësit Josh Doig dhe ai me qetësi qëlloi në qoshe porten duke e kaluar portierin Lorenzo Montipo.
Martinez i kishte munguar dy ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit dhe goli i tij i 16-të në ligë në 17 ndeshje e sheh atë shumë përpara në listat e golashënuesve të Serisë A, me Domenico Berardin e Sassuolo-s, sfiduesin e tij më të afërt me nëntë gola.
Verona barazoi në të 74-ën kur Thomas Henry, i cili kishte hyrë në fushë vetëm para një minuti, pranoj një pasim nga krosimi i Ondrej Duda dhe me një prekje të lehtë e mposhti portierin e Interit, Yann Sommer.
Marko Arnautovic ishte fajtor për humbjen e dy rasteve për të rikthyer epërsinë e Interit dhe dukej sikur ata do të duhej të kënaqeshin me barazimin e dytë radhazi.
Por koha e shtuar solli mjaft dramë pasi gjuajtja voley e Alessandro Bastonit goditi traversën dhe gjuajtja pasuese e Nicolò Barella nga distanca u ndal nga Montipo, këtu u përfshi zëvendësuesi Frattesi i cili u hodh për të shënuar në minutën e 93-të.
Pas këtij goli Verona mbeti me 10 lojtarë, kur Darko Lazovicit iu dha kartoni i kuq pasi ai i kishte thënë diçka arbitrit. Gjithsesi, edhe këtu nuk kishte përfunduar asgjë, mysafirët kishin ende një mundësi për të barazuar me penallti e cila u shkaktua nga Darmian.
Henri i cili e kishte shënuar golin e barazimit pati mundësinë për të shënuar të dytën dhe t’i mohoi Interit fitoren, por goditja e tij goditi shtyllën dhe vendasit mbajtën tri pikët.