Oficerja e Forcave Ajrore të ShBA-ve kurorëzohet ‘Miss Amerika 2024’

by Merita

Madison Marsh, një togere 22-vjeçare e Forcat Ajrore të SHBA-ve dhe studente në master në programin e politikave publike të Shkollës Harvard Kennedy, u shpall fituese në konkursin Miss America 2024 në Orlando të Floridas.

Marsh, që përfaqëson shtetin e Kolorados, është oficerja e parë aktive e Forcave Ajrore që ka marrë ndonjëherë titullin kombëtar. Pesëdhjetë e një garues morën pjesë, duke përfaqësuar të 50 shtetet e SHBAsë, si dhe Distriktin e Kolumbisë.

Kurse konkursi i ‘Miss America’s Teen 2024’, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma, kurorëzoi 16-vjeçaren Hanley House, nga Karolina e Veriut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy