Trusti: Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç

by Nexhat

Nga Trusti Pensional i Kosovës kanë deklaruar se nuk posedojnë të dhëna rreth pagave të të punësuarve.

Por, vetëm për çështje të kontributit pensional

banner

“Të dhënat që i marrim ne në Trust nga ATK-ja janë vetëm për çështje të kontributit pensional. Ne nuk marrim informacione të pagave të të punësuarve por vetëm pagesa të kontributeve”, ka thënë zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Ai ka treguar se të dhënat e kontribuimit në Trust për vitin 2023 do të bëhen të ditura në fillim të muajit mars të këtij viti.

“Për çështje të nivelit të kontribuimit, ne i nxjerrim të dhënat e kontribuimit minimal në raportet vjetore (nën supozimin e kontribuimit me 10% në Trust – sa është obligimi ligjor) por këto dhëna për vitin 2023 do t’i kemi gati nga fillimi i marsit”, ka shtuar ai.

Front Online ka dërguar pyetje në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) por të njëjtin kanë rekomanduar që t’i referohemi faqes publike dhe nuk kanë dhënë informacione të detajuara lidhur me atë se sa persona marrin ende pagë 170 euro.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Po ashtu, ky ligj ndryshon shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, si dhe procedurën e vendosjes së pagës minimale.

Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të publikuar në muajin prill të vitit të kaluar, janë më shumë se 100 mijë punëtorë në Kosovë që marrin pagë minimale.

Mbi 94 për qind e tyre janë të punësuar në sektorin privat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy