Tre kosovarë bllokohen në Alpet e Valbonës, dy prej tyre dolën vet, i treti u asistua nga ekipet e shpëtimit

by Nexhat

Tre kosovarë mbetën të bllokuar sot gjatë ditës në Alpet e Valbonës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, thuhet se ata kishin mbetur të bllokuar me motorë bore, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë,

banner

“Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa dy turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kosovari që tashmë kishte mbetur i bllokuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy