Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

by Nexhat

Ditën e sotme pritet botimi në fletoren zyrtare i ligjit të ri për Policinë e Shtetit.

Ky ligj parashikon që efektivët të cilët kanë kryer 30 vite shërbim në Policinë e Shtetit, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55-vjeçare

banner

Pas mbylljes së karrierës, ata do të përfitojnë 70 për qind të pagës deri në daljen përfundimtare në pension.

Gjithashtu parashikohet që për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet, masa e trajtimit rritet me 1 për qind të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj.

Ligji i ri i Policisë synon rifreskimin e trupës policore dhe kostot pritet të përballohen nga buxheti i shtetit.

Po ashtu ditën e sotme nis aplikimi për të gjitha ata që duan të garojnë për drejtues qarku apo drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy