Vuçiq ankohet tek O’Brien për dinarin, sa i përket vizitës në Kosovë thotë se vetëm ka shprehur dëshirë

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic , ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup. Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vucic

A ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien.

Gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën, shkruan Kosovo Online,

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy