Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e paaftë, por në të njëjtën kohë krenohet me dështimet e saj.
Në një konferencë për media, Rukiqi ka renditur disa nga dështimet e partisë në pushtet.
“Dështimet janë si pasojë e arrogancës dhe paaftësisë së tyre. Kjo paaftësi po na vjen me fatura të shtrenjta të cilat po paguhen nga qytetarët”, tha ai.
Sipas Rukiqit “e vetmja aftësi e tyre është që t’i paraqes si suksese dështimet e vazhdueshme”.
Disa nga dështimet e Qeverisë sipas Rukiqit janë inflacioni, rritja e deficitit tregtar, rënie e eksportit,
“Këtë vit janë 101 milionë euro më pak në eksport. Qeveria nuk i ka përkrahur bizneset. Me ndihma dhe lëmoshë nuk mbahet ekonomia”, tha Rukiqi para gazetarëve.
Rukiqi tha se si pasojë e sanksioneve ndaj Kosovës, ka humbur besimi në tregun e Kosovës.