Halimi: Ndoshta Sveçla po e përgatit terrenin për Asociacionin duke hequr billborda

by Nexhat

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi e ka komentuar veprimin e fundit të Qeverisë pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhalela Sveçla u shfaq në veri teksa po hiqej një billboard ilegal me imazhet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Halimi e cilësoi populizëm këtë veprim të Sveçlës, ndërsa shktroi pyetjen nëse ministri “po e përgatit terrenin” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

“U shkoi një mandat me simbolika duke provukuar sentimente nacionaliste. Patriotizmi i një qeverie është përkushtimi për qytetarët e zgjidhja e problemeve të tyre. Performanca e Ministrit të Brendshëm në largimin e bilbordëve në veri të vendit, do të kishte kuptim vetëm atëherë kur Qeveria ua delegon institucioneve përkatëse largimin e tyre”, shkroi Halimi në një postim në Facebook.

“Një ministër që heq parulla e që është ngritur nga parullat do të duhej të kishte zgjidhje politike për problemet politike. Popullizmi është fryma e kësaj partie, prandaj mos ndoshta Ministri po e përgatit terrenin për fillimin e ndërtimit të Asociacionit, duke hequr billborda?!”, shtoi ajo

Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billobordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiq, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në Zveçan, duke publikuar një video nga atje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy