Nxitën kryerjen e akteve terroriste – aktakuzë ndaj pesë personave

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë të pandehurve L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S.

Sipas aktakuzës të pandehurit L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së

“Ndërsa, të pandehurit L.B dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor publik të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy