Njerëzit e Vetëvendosjes bëhen diplomatë nga Ministria e Gërvallës (Emrat)

by engel

Njerëzit e Vetëvendosjes janë rehatuar në pozita të diploomatëve në konkursin e fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Periskopi ka parë dokumentin, ku në këtë konkurs, janë emra si: Pajtim Balaj, Trina Konushevci, Flaka Dalipi, Adea Koçmezi, Valmir Hoxha, Eliot Zenunaj, Liburn Mustafa, Shkumbin Beqiri, Fjolla Hajzeraj, Eljona Sopjani Sadikaj, Zanë Gashi Ucmak, Nuhi Shala dhe Teutë Agushi.

banner

Pajtim Balaj, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Kulturës në Komunën e Podujevës, ka qenë nder aktivistët më të zellshëm të VV-së.

Ai nëpër rrjete sociale ka shumë foto e kryeministrin Albin Kurti.

Trina Konushevci më herët ka qenë këshilltare e ministres Donika Gërvalla-Schëarz.

Ndërsa, Flaka Dalipi është familjare e Luan Dalipit, i cili është shef i stafit të kryeministrit Kurti.

Konkursin në fjalë MPJD e kishte hapur në nëntor të viti të kaluar. Aty ishin hapur 20 vende të punës për pozitën “Zyrtar i misionit diplomatik”./Periskopi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy