“Banjska nuk ra nga qielli”, Vuçiq thotë se autoritete serbe do të dalin me aktakuza ‘në kohën e duhur’

by Nexhat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media sot është marrë me Kosovën, duke përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë.

Vuçiq tha se “hetimet për Banjskën janë duke vazhduar, se autoritetet janë duke bërë punën e tyre dhe do të dalin me aktakuza në kohën e duhur”.

banner

Ai tentoi sërish të paraqiste se sulmi ishte rrjedhojë e “pakënaqësisë” së serbëve lokalë kundër Qeverisë së Kosovës.

“Por Banjska nuk ra nga qielli, ishte rezistenca e popullit serb dhe popullit që jeton në veri të Kosovës, populli vetëm kërkoi që të mos përndiqen si lepuj për pjesëmarrje në barrikada, dhe familjet e serbëve të vrarë ende nuk u janë dorëzuar gjetjet e autopsisë”, thotë Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy