Mikel Arteta do të përfitojë një pagë të jashtëzakonshme pas rinovimit të kontratës me Arsenalin. Sipas “The Times”, trajneri spanjoll do të arkëtojë deri në 29.5 milionë euro në vit me marrëveshjen e re, e cila e mban atë në Emirates deri në vitin 2030.
Arteta më parë përfitonte rreth 18.4 milionë euro në vit, ndërsa rinovimi i ri i garanton një rritje të konsiderueshme të të ardhurave. Me këtë kontratë, ai bëhet trajneri më i paguar në Premier League.
Ky shpërblim vjen pas sezonit historik të Arsenalit, me Artetën që udhëhoqi Topçinjtë drejt titullit të Premier League, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për trofeun e kampionatit

