Ky është drejtori i PDK-së që e shkarkoi Perparim Rama

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur sot se si rezultat i mos përmirësimit të gjendjes së pastërtisë dhe menaxhimit me mbeturinat në kryeqytet ka vendosur që ta shkarkojë drejtorin për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës.

Këtë drejtori e ka udhëhequr Lirik Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës me të cilën LDK është në bashkëqeverisje në kryeqytet.

banner

“Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar.Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama./Express/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy