Saviano në “Public Square” me Bushatin: Politika nuk arriti të krijojë “Shqipërinë e Madhe”, e bëri krimi

by Nexhat

Gazetari dhe shkrimtari i njohur italian Roberto Saviano, që ka bërë emër ndërkombëtarisht me shkrimet e tij për mafien e Italisë, në një intervistë me ish- krye-diplomatin e Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përmendur mafien dhe krimin e organizuar që operojnë nëpër botë. Ai ka thënë se mafia shqiptare është shumë e fuqishme në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku, sipas tij, është e strukturua edhe në Cosa Nostra’n italiane. Saviano e ka përshkruar në detaje si ka ndodhur kjo. Por, sipas gazetarit italian krejt këto dëgjohen pak në rajon. Saviano ka thënë se çuditet se si në Kosovë dhe Shqipëri flitet pak për krimin.

“Por, sigurisht ajo që më çudit sa herë që kam të bëjë me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien flitet shumë më shumë jashtë se në Shqipëri, flitet shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjithë kjo krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar, si dhe krimi shqiptaro -maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit me politikë, por u arrit me krimin” ka thënë ai.

Tutje, Saviano ka thënë se krimi i organizuar shqiptar është shumë i shtrirë.

“Krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks. E ndjej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare. Duhet kujtuar se për shëmbull, një nga grupet më të famshme shqiptare, i përfolur ne media, e që  besoj tani është në krizë të madhe ‘Kompania Bello’, e njëherësh një nga grupet kriminale më të fuqishme në vitet e shkuara, e kishte qendrën e vet operative në Ekuador. E kishte qendrën ne vet operative në Ekuador, pikërisht për të organizuar trafikun e kokainës me Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Saviano

Gazetari italian është deklaruar edhe për lidhjen në mes të mafias italiane dhe asaj shqiptare.

“Marrëdhënia e mafies shqiptare me mafiet italiane është si një grusht i vetëm. Janë gati e njëjta gjë.Themi gati, pasi, përshembull, në Mbretërinë e Bashkuar krimi i organizuar shqiptar operon në autonomi të plotë. Por në SHBA mafia shqiptare është bërë plotësisht pjesë e kartelave italiane”, tha tutje ai.

Ai foli edhe fillimin e anëtarësimit të shqioptarëve në organizata kriminale Italiane.

“Deri në vitet e -90 dhe ndoshta edhe më tutje, do të thosha deri në vitin 2000, ishte e pamundur të hyje në ‘Cosa Nostra America’ pa pasur gjak italian nga të dy prindërit. Më pas filluan të anëtarësojnë mafiozë apo burra të fjalës e që për ‘kodin e nderit’ edhe vdesin edhe vetëm duke pasur nënën italiane. Më pas filluan të anëtarësojnë edhe duke pasur vetëm babanë italian dhe tani pranojnë në organizatë edhe shqiptarë’, ka thënë ai.

Sipas Savianos, shqiptarët tregtojnë armë me të madhe.

“Evolucioni i mafias shqiptare, i detyrohet shumë trafikut të armëve, gjë që, për shembull nuk e ka ndikuar shumë për përftyrimin e vet shqiptarëve, ndikon trafiku i prostitucionit, vjedhjet në shtëpi, ndikon shpërndarja e lëndëve narkotike në rrugë. Të gjitha gjërat që organizatat shqiptare nuk i bëjnë më. Po një lloj aktiviteti të prostitucion vazhdojnë ta bëjnë por gjithnjë e më shumë duke e deleguar, tani marrin para nga të tjera që i organizojnë. Vjedhjet në shtëpi janë zero”, ka thënë ai.

“Organizatat shqiptare shesin armë. Në Itali ka të dhëna të publikuar qa disa kohë më para që tregojnë se i gjithë trafiku i armeve të paligjshme është Shqipëri-Itali”, tha ndër të tjera ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy