Sot do të mblidhet Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës për të marrë vendime për zgjedhje nacionale.
Zyrtarë brenda PDK-së bëjnë të ditur se sot pritet të miratohen “vendime të rëndësishme për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale”.
Gjithashtu, sipas këtyre burimeve, “pritet që Këshilli Drejtues i PDK-së ta mbështesë kryetarin Memli Krasniqi, Kryesinë e partisë, Grupin Parlamentar dhe strukturat tjera në krijimin dhe ofrimin e alternativës më të mirë qeverisëse për Kosovën”.
Përveç çështjeve të brendshme të partisë, Këshilli do të flasë edhe për aktualitetin politik, veçanërisht do të flitet për çështjen e draft-statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Po ashtu, pritet të diskutohet për aktivitetin e Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie