18
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë të ditur se sot do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme, në Kuvendin Komunal të Prishtinës për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.
Vetëvendosja tutje njoftoi se kjo seancë do të mbahet të enjten, transmeton Klankosova.tv.
“Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.