Moskalimi i Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës/ Qytetarët e frustruar: “Ata që e kanë votuar le ta vuajnë sot”

by Merita

Qytetarët janë shprehur të frustruar me moskalimin e Rezolutës për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online, kanë deklaruar se shtrenjtimi i energjisë nuk është dashur të ndodhë asnjëherë.

Ata thanë se çmimet e rrymës aktualisht janë të papërballueshme, teksa kërkojnë veprime nga Qeveria.  

banner

Agim Berisha thotë se çështja e rrymës do duhej diskutuar dhe votuar në kuvend, teksa e quan këtë Qeveri si diktaturë. Thotë se ata që e “kanë votuar le t’i vuajnë pasojat”.

“Faturat e rrymës në radhë të parë nuk ish dashur me u ngrit fare rryma, sepse nuk janë ngritur as një pension, pagë apo edhe ndihma sociale… kjo është tmerr. Nuk është dashtë të ngritët rryma fare, se në kuvend ish dashtë të votohet gjithsesi, i dinë hallet, është dashur mirëpo kjo në mënyrë është një lloj diktature që nuk i pyet qytetarët, megjithatë mirë ua bën sepse i ka marrë mbi 50 për qind, ata që e kanë votuar le ta vuajnë sot”, thotë ai.

Të njëjtin mendim ka edhe Osman Gashi i cili thotë se faturat e rrymës më të larta nga rajoni janë në Kosovë dhe se gjendje e rëndë mbetet për pensionistët.

“Qeveria kish mujt me bë diçka dallime në faturat e  rrymës, sepse më së larti është në Kosovë, nuk po  dihet një herë, por që tri herë po ngritët rryma, shumë e lartë është sepse populli me të vërtetë janë në skamje dikush është më i fortë dikush më i dobët , sidomos për pensionistët është e tepërt, veç ndoshta bëhet diçka, patjetër që është dashtë me u ndërmarr diçka në kuvend se kështu është shumë e lartë fatura e rrymës”, u shpreh ai.

Mendim ndryshe mban qytetari Zymer maxharra, i cili tha se rryma ka qenë problem gjithmonë , duke thënë se nga kuvendi janë miratuar benefite nga viti i kaluar.

“Rryma ka qenë problem gjithmonë, edhe para lufte kur Serbia na ka ngarkuar me refugjatë dhe e kemi përballuar, por edhe tash unë deri në vitin 2017 kur  e diktuam që ishin duke ua paguar edhe veriorëve verës ka ardhur 257 -260 tash rryma zakonisht më vjen 25- 30, 28 -30, nuk luan as dimër as verë, sepse tash kemi ngrohëset qendrore dhe jemi stabil, disa njerëz po mundohen edhe oborrin me nxeh me rrymë mandej është një shqetësim më tepër sa më fol se sa me qëllua”.

“është zyra e rregullatorit, ata i rregullojnë këto gjëra, kuvendi duhet me miratu ose mos me miratu, këta edhe e kanë beneficue vitin e kaluar, disave ju kanë dhënë edhe më tepër, unë nuk mundem me hy tek çështjet e profesionalistëve, ata e dinë, rryma është në nivel  të Ballkanit perëndimor, nuk e kemi aspak më shtrenjtë se që e ka Maqedonia ose Mali i Zi apo Serbia”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy