49
Dhjetë persona janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj, në orët e vona të 11 shkurtit.
Sipas policisë së Kosovës, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe një zjarrfikës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Autoritetet thanë se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.
Policia tha se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, përderisa shtoi se me të marrë informacionin për shpërthimin e zjarrit, në vendin e ngjarjes dolën njësitë e zjarrfikësve, njësitë policore dhe ato emergjente.