Haradinaj pret në zyren e AAK-së Ambasadorin e BE-së, Thomas Szunyog, largimi i sanksioneve i domosdoshëm

by engel

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka ritheksuar nevojën për largimin e sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

banner

“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese.” – ka shkruar ai.

Në fund, Haradinaj ka thënë: “Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy