Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valdete Idrizi. Dorëheqje e znj.Idrizi nga kjo pozitë vjen pas 2 vitesh në krye të këtij dikasteri.
Idrizi ka qenë kandidate për kryetare të Mitrovicës në zgjedhjet e vitit 2017 nga PDK, si dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Njoftimi i kryetarit Hamza:
Të dashur qytetarë
Për arsye familjare dhe personale, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka kërkuar të lirohet nga detyra e saj dhe unë e kam pranuar kërkesën e saj. Dëshiroj ta falënderoj Valdeten për punën e saj të palodhshme dhe përkushtimin në DKRS. Së bashku kemi realizuar shumë premtime në të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe disa nga këto punë do të mbesin trashëgimi në qytetin tonë. Edhe pse ky udhëtim përfundon këtu, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë gjithmonë! Faleminderit për të gjitha, Valdete!