Vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu kohë pas kohe gjatë kësaj fundjave. Temperaturat do të shkojnë deri në 15C, sipas “Mendimi për motin”. Vranësirat mbeten dominante ditën e shtunë mbi vend, që kohë pas kohe shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit, por deri në mbrëmje mund të shtrihen edhe në pjesë tjera. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore 5-9m/s, nga Dukagjini edhe jugperëndimore me hove mbi 15m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C. Me vranësira parashihet moti edhe ditën diel, me mundësi për riga lokale shiu. Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C”, thuhet në njoftim.