Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është e ftuar në “Pressing” të T7.
Ajo gjatë emisionit ka paraqitur tabela që sipas saj “dëshmojnë dështimin e Qeverisë Kurti”.
E pyetur nga aktivisti i shoqërisë civile Shkëlzen Gashi se “ku kanë shkuar paratë”, Bajrami tha se 881 milionë euro për tri vjet kanë shkuar në vendimet e Hekuran Muratit.
Ajo tha se jashtë skemave të rregullta sociale, janë dhënë miliona tjera në subvencione
“Tri vite nëse e shohim vitin 2015, subvencionet nuk po flas as për pensionet, as për veteranët që i marrin shtesat, jo skemat e rregullta. Por subvencionet e pastra që merren në vitin 2017 kanë qenë 105 milionë, në vitin 2021 kanë qenë 196 milionë. Në vitin 2022 janë 316 milionë dhe në vitin 2023 janë 369 milionë. Qeveria Kurti në tri vite i ka dhënë 881 milionë në vendime të Hekuran Muratit. Nuk po flas për skema sociale”, ka thënë Bajrami.
Më pas Gashi tha se “kjo është sikur me shpërnda gurabija për të gjithë”.
Më pas Gashi tha se LDK-ja dhe LVV-ja kanë dallime ideologjike dhe dallon me mënyrën sesi e shpërndajnë buxhetin, ndonëse nuk u pajtua me disa politika të Vetëvendosjes.