Gruaja është mbretëreshë e botës! Policia e Kosovës dhuron lule për 8 Mars

by Merita

Policia e Kosovës me një sërë aktivitetesh anembanë vendit ka shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Policia sot realizoi projekte me sloganin “GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!”.

banner

Në shumë takime sot është ritheksuar rëndësia e pjesëmarrjes dhe kontributi i femrave në përgjithësi e me theks të veçantë roli i femrave në institucionin e Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, Policia në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka realizuar një projekt gjatë ditës së sotme me sloganin ‘GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!’, ku nga zyrtarë policorë të të gjitha Drejtorive Rajonale, Njësive të Trafikut dhe Policia Kufitare ka bërë shpërndarjen e luleve për femrat që janë takuar në rrugë, automjete, kalime kufitare, aeroport etj”, ka bërë të ditur policia.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy