Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka vizituar granë të uniformë. Me këtë rast i ka falënderuar ato për shërbimin e përditshëm për Kosovën. “Trimëri! Guxim! Përkushtim! Bashkë me gratë tona në uniformë. Falënderuese për shërbimin e përditshëm për Republikën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!