Gjakovë: Arrestohen 10 persona pasi u rrahën dhe u gjuajtën me armë shkaku i rrjeteve sociale

by Merita

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, deri te rrahja dyshohet të ketë ardhur pas mosmarrëveshjeve që të njëjtit kishin pasur në rrjete sociale.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy