Prokuroria jep detaje për aksidentin me trenin që la dy të vdekur në Klinë

by Merita

Një aksident mes trenit dhe një kombi-busi në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës la dy të vdekur. Fillimisht ata u dërguan me emergjencë në Spitalin e Pejës me plagë të rënda, por nuk arritën te mbijetojnë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Express se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

banner

“Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e njëkohësisht ka shkuar edhe në Spitalin Rajonal të Pejës dhe nga mjeku kujdestar i është konfirmuar vdekja e dy viktimave. Prokurori njëkohësisht ka urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në IML për obduksion”, tha Nikçi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy