Kusari për tokën te Manastiri i Deçanit: Ka një proces në Gjykatën në Prishtinë që duhet te kryhet për t’i hapur rrugë zbatimit

by Nexhat

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka folur para gazetarëve. Ajo është pyetur edhe për raportimet se Qeveria e Kosovës i ka kërkuar komunës së Deçanit që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.

Ajo tha se nuk ka informacion për këtë, derisa shtoi se në Gjykatën Themelore është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë

banner

“Nuk kam informacion që është bërë një kërkesë nga Qeveria e Kosovës. Po besoj që Qeveria është adresa nëse ka pasur një kërkesë të tillë, ndërsa në anën tjetër me të njëjtin proces përveç vendimit të Gjykatës Kushtetuese është edhe një proces tjetër gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë i cili është kontestuar procesi i përkthimit të pronës nga ish pronari tek manastiri i Deçanit. Prandaj duhet të verifikohet se nëse flasim për drejtësi, rend dhe ligj duhet të ekzistojnë edhe parime të njëjta. Domethënë zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë në vijimësi ose në pajtueshmëri njëjtë me parimin e një vendimi ose aktgjykimi edhe nga Gjykata Themelore nëse është në procedurë. Ose duhet të ketë një vendim përfundimtar nga Gjykata Themelore për procesin i cili pastaj do të hap rrugën për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rast se janë pjekur të gjitha kushtet”, tha Kusari.

Kusari është pyetur edhe se a po e pret Qeveria Gjykatën Themelore që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses

“Organet ose institucionet që duhet ta presin këtë janë jashtë kuvendit të Kosovës, flasim për Komunën e Deçanit ose për Agjencionin Kadastral të Kosovës. Por natyrisht nëse kemi një situatë kontestuese, se në secilën rrethanë pa pasur efektin e politizimit ose ngarkesës siç është rasti me situatën në fjalë gjithmonë shiqohet se a ka konteste në raport me një pronë para se të bëhet regjistrimi final për shkak se duhet pritur qartësimi në raport me vendimet ligjore”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy