Osmani kujton demonstratat e vitit ’81: Guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit ’81 duke thënë se guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë e përmbushur më 17 shkurt 2008.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se  “Revolta e bukës”, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi  fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë

banner

“Këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet. Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë”.

“Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të  kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore. Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë”, ka thënë Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy