Policia për zjarrin në Drenas: Rasti është iniciuar si zjarrvënie

by engel

Pas afër 24 orëve punë, zjarrfikësit e Kosovës kanë arritur ta shuajnë pothuajse të gjithë zjarrin në fabrikën për përpunimin e plastikës në Drenas që mori flakë më 11.03.2024. Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka thënë se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika për riciklimin e qeseve të plastikës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin” – thuhet në raport. Sipas Policisë, Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme nuk raportohet për të lënduar.“Rasti nën hetime”-ka deklaruar Policia e Kosovës. Rasti është iniciuar si zjarrvënie.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy