Blerim Latifi, profesor universitar, ka komentuar në “Pressing” të T7, qasjen e shtetit dhe shoqërisë kosovar në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Latifi ka thënë se “kemi ardhur në një pozitë”, ku çdo gjë që vjen nga Shtëpia e Bardhë e shohim me dyshim.
“Ke ardhur në një situatë ku ti çfarëdo që thotë Shtëpia e Bardhë, ti e konsideron si diçka që duhet me marrë me dyshim dhe aspekti komik është që ne atyre kemi fillu me iu tregu sesi duhet me mëndu, sesi duhet me trajtu këtë e atë çështje. Madje me iu tregu edhe si me e trajtu Rusinë. Kjo është situata tragjedi-komike që kemi ardhur”, ka thënë Latifi.
Më tutje, ai e përsëriti qëndrimin e tij se çështje e dinarit ka ardhur në një moment jo të duhur
“Problemi i dinarit ka qenë një budallallëk i madh, në kuptimin që është bërë në një moment joadekuat e të papërshtatshëm”, ka thënë ai.