Nigeri: lirohen mbi 250 nxënës të rrëmbyer në fillim të marsit

by engel

Nxënësit, të moshës 8 deri në 15 vjeç, u rrëmbyen në fillim të marsit nga një grup burrash të armatosur në një shkollë në Kuriga.

Jane liruar sot, e dielë, mbi 250 nxënës të rrëmbyer në fillim të marsit nga njerëz të armatosur gjatë një rrëmbimi masiv ne Nigeri.

banner

Nxënësit, të moshës 8 dei ne 15 vjeç, ishin rrembyer bashke me një mësues nga një shkollë në Kuriga, gjatë një asambleje.

Guvernatori lokal, Kaduna Uba Sani, nuk specifikoi se si u liruan, por gjithsesi nxenesit ishin të gjithë të palënduar: “Në veçanti, falënderoj presidentin nigerian Bola Tinubu që garanoit që nxënësit e rrëmbyer të shkollës Kuriga, të liroheshin të palënduar”.

Rrëmbimet e nxënësve nga shkollat ​​në Nigerinë veriore janë të zakonshme dhe kanë qenë një burim i madh shqetësimi që nga viti 2014, kur ekstremistët islamikë rrëmbyen mbi 200 nxënëse në fshatin Chibok, në shtetin Borno.

Vitet e fundit, rrëmbimet janë përqendruar në rajonet veriperëndimore dhe qendrore të vendit, ku dhjetëra grupe të armatosura shpesh synojnë fshatarët dhe udhëtarët për shpërblim./Informim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy