Gjatë një operacioni në tru, kirurgët duhet të presin membranën e trurit, e cila ndihmon në mbrojtjen e tij dhe shtyllës kurrizore. Por tani, studiuesit kanë krijuar një xhel që mund të ngjitë membranën e jashtme pas kryerjes së operacionit.
Kërmilli prodhon një lloj të veçantë mukusi që e lejon atë të ngjitet fort në çdo sipërfaqe.
Përmes kësaj ideje, neurokirurgu Dr Kyle Wu nga Universiteti Shtetëror i Ohajos dhe kolegët e tij, krijuan një hidroxhel të përbërë nga dy rrjeta polimerësh, të shkrirë me një shtresë ngjitëse të një sheqeri që vjen nga skeleti i jashtëm i butakëve. Produkti përfundimtar është një ngjitës i fortë. Dura, shtresa e jashtme e membranës së trurit ka një trashësi si dyllë.
Zakonisht, për ta riparuar, kirurgët e qepin ose marrin grafte (pjesë nga një zonë) për të mbuluar atë që mungon.
I frymëzuar nga kërmijtë, krijohet ‘ngjitësi’
Megjithatë, ngjitësit e tjerë nuk funksionojnë ashtu siç është truri dhe mbyllja hermetike është thelbësore për të parandaluar një rrjedhje.
Pra, për të ndihmuar në krijimin e një mënyre më efikase për mbylljen e durës, ekipi krijoi ngjitësin e quajtur DTA. Sipas tyre, ai performoi më mirë sesa izoluesit kirurgjikalë të përdorur aktualisht në testet që përdorin trurin e minjve dhe palcat kurrizore të derrave. Ngjitësi gjithashtu rezultoi i suksesshëm gjatë aplikimit te një kufomë njeriu përmes hundës dhe i rezistoi presioneve që mund të ndodhin te dikush me një sëmundje ose lëndim të rëndë.