Paralajmëron Stradner: Pas sulmit në sallën e koncerteve, Moska tani po hedh gazin për “myslimanët e radikalizuar” nga Kosova, Shqipëria dhe BeH

by Merita

Në ditën kur në Moskë ndodhi një sulm terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, Rusia fajësoi Ukrainën, pavarësisht se kjo e fundit mohoi akuzat dhe pavarësisht se përgjegjësinë për këtë sulm e mori ISIS.

Teoritë konspirative për këtë sulm morën dhenë në Rusi. Një teori e tillë që përfshinë Kosovën, BeH-në e Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut po qarkullon së fundmi të Telegram.

banner

Një grup i formuar në këtë aplikacion që quhet ‘balkanossiper’ ka filluar me një fushatë dezinformuese rreth sulmit dhe sulmuesve që kryen terrorin në Moskë ditë më parë. Aty përmendet shkuarja e shqiptarëve në Siri.
Ivana Stradner, një eksperte për Ballkanin dhe këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD) nga Uashingtoni, ka shpërndarë shkrime të këtij grupi në Telegram.

Ajo thotë se me anë të dy teksteve që janë shpërndarë aty Moska tani po hedh gazin për “myslimanët e radikalizuar” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe kërcënimi që sipas pretendimeve ruse, ata paraqesin për Serbinë dhe rajonin.

“Në dritën e sulmit terrorist në Rusi, Moska tani po hedh gazin për “myslimanët e radikalizuar” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe kërcënimi që ata paraqesin për Serbinë dhe rajonin. Ata përdorin çdo mundësi për të mbjellë kaos…”, shkruan Stradner në X.

Në tekstin që po qarkullon në Telegram, përmendet një grup shqiptar ‘Cemati Alban’, që sipas pretendimeve të rusëve, mblodhi gati 200 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës për të luftuar kundër siç thonë ata të pafeve.

https://twitter.com/ivanastradner/status/1772682229786763573
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy