Stano: Asociacioni është një nga kushtet që duhet të zbatohet me urgjencë dhe pa vonesa

by Nexhat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot ka përsëritur kërkesën e Bashkimit Europian që Kosova duhet të zbatojë me urgjencë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pa vonesa.

“Është një kërkesë e kahershme, është një obligim i kahershëm nga ana e Kosovës, kështu që duhet të zbatohet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga nivelet më të larta të BE-së, kështu që nëse Kosova nuk e arrin ta bëjë nuk do të shihet si shenjë pozitive e gatishmërisë për të vazhduar e që tash është e lidhur me progresin e Kosovës në rrugën europiane”.

banner

Stano tha se Asociacioni është temë prezente në secilin takim dhe secilin komunikim të zyrtarëve të BE-së me partnerët kosovarë, por shtoi se në takimin e kësaj jave në nivel të kryenegociatorëve, tema kryesore do të jetë për dinarin, raporton Gazeta Express.

“Takimi i së enjtes është i fokusuar në çështje të tjera, sidomos në çështjet që janë diskutuar javën e kaluar dhe javën më parë për të zgjidhur kryesisht implikacionet e pasojave të vendimit të BQK-së. Asociacioni nuk është tema kryesore, por do të jetë prezente. Është prezente në secilin takim, në të gjitha ndërkomunikimet me partnerët e Kosovës, sepse është një nga kushtet që është vërtet urgjente të zbatohet sa më shpejt dhe pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, ka thënë Stano sot në një konferencë për media

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy