Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, po qëndron për vizitë në Ukrainë, ku u takua me deputeten ukrainase, e cila e përfaqëson qytetin e Kharkivit, Maria Mezentseva.
Haradinaj – Stublla bëri të ditur se Mezentseva është edhe kryesuese e delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Pavarësisht se disa shtete do mbajnë pozicion kundër apo abstenues, shprehëm bindjen se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e po ashtu edhe Këshilli i Ministrave do të përkrahë aspiratën e Kosovës për anëtarësim me votim, brenda vetëm pak ditësh”, shkroi Haradinaj,
Ajo, vizitën e saj në Ukrainë e ka nisur dje, ku ishte në kryeqytetin ukrainas, Kiev.