Bajrami: A veproni sërish njëjtë me çështjen e teksteve shkollore? Nagavci: Unë s’jap miliona

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se ka ende nxënës që nuk i kanë librat e nevojshëm.

Në diskutimin në Kuvend ku opozita po kërkon themelimin e një komisioni hetimor parlamentar pë çështjen e teksteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024, Bajrami pyeti se sa i ka kushtuar shtetit subvencionimi me metodën që sivjet u aplikua për herë të parë. Pyetjeve nuk iu përgjigj ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

banner

“Pyetja shumë e thjeshtë, të cilës ju asnjëherë nuk iu përgjigjët, unë mendoj se është që: sa ka kushtu subvencionimi i teksteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024?”, pyeti Bajrami. “Dhe – nëse ju jeni të bindur e na tregoni këtu që i keni kursy mjete buxhetit të Kosovës dhe jeni të bindur që ka qenë mënyra më e suksesshme – ju lutem na tregoni se a keni me e përdor të njëjtën metodë për vitin shkollor 2024/2025?”, shtoi ajo.

“Nuk ka pasë qytetar dhe prind që nuk është ankuar për shkak të kësaj metode”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Në replikë, ministrja Nagavci tha se ajo nuk jep miliona.

“Deputete, unë nuk jap miliona. Unë udhëheqi ministrinë me politika. Mos e projektoni veten në mua”, tha ajo.

Ministrja tha se për subvencionimin për tekstet shkollore janë shpenzuar 11 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy