Liverpooli vuan pak, por shënon fitore ndaj Sheffield për ta kthyer vendin e parë

by Nexhat

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Sheffield United me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi më mirë për Sheffield United që rrezikoi i pari në minutën e parë me James McAtee, por që Caoimhin Kelleher ishte në vend.

banner

Liverpooli shtoi sulmet drejt portës së mysafirëve dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 17-të, kur portieri kroat Ivo Grbic mbajti shumë topin, dhe në momentin që deshi ta largojë ishte Darvin Nunez që i preku për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Liverpooli shtoi sulmet drejt portës së mysafirëve dhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 17-të, kur portieri kroat Ivo Grbic mbajti shumë topin, dhe në momentin që deshi ta largojë ishte Darvin Nunez që i preku për të përfunduar në rrjetë për 1-0

Pasi u barazuan shifrat, Reds shtuan rastet dhe rrezikuan me Virgil van Dijk dhe Andreë Robertson, por pa sukses.

U desh të pritej minuta e 76-të që Liverpooli të kthejë epërsinë, kur Alexis Mac Allister shënoi gol të bukur për 2-1

I njëjti ishte afër që të shënonte sërish në minutën e 85-të, por kësaj radhe topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 90-të, Liverpooli siguroi fitoren kur Robertson asistoi te Cody Gakpo që shënoi për 3-1.

Liverpooli me këtë fitore kthehet në krye me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Man City.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy