Erling Haaland nuk ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij që do t’i mundësonte largimin automatik nga Manchester City në rast se klubi bie nga Premier League.
Sipas raportimeve të SPORT, norvegjezi është i lidhur me “Citizens” deri në vitin 2034, pasi në janar të vitit 2025 nënshkroi një kontratë të re nëntëvjeçare e gjysmë. Edhe raportimet e Sky Sports në atë kohë konfirmuan se marrëveshja e re nuk përmbante klauzola lirimi.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë në vitet e ardhshme.
Sipas raportimit të SPORT, Haaland mund të ketë mundësi të largohet rreth vitit 2030, nëse dëshiron të ndërpresë aventurën në “Etihad”. Po ashtu, çmimi i mundshëm i transferimit të tij pritet të ulet gradualisht sa më shumë që kontrata e tij t’i afrohet fundit në vitin 2034.
Pra, edhe nëse Manchester City do të përballej me rënien nga elita angleze, Haaland nuk do të mund të largohej automatikisht vetëm për shkak të renies. Për momentin, ai mbetet i lidhur kontraktualisht me klubin deri në vitin 2034.
Lajmi vjen në një moment të ndjeshëm për Cityn, pas zhvillimeve të fundit në rastin e 115 akuzave financiare në Premier League, për të cilat klubi ka mohuar shkeljet dhe ka të drejtë ankese.

