Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ka reaguar vendeve anëtare të QUINT’it që i kërkuan Listës Srpska të rishqyrtojë vendimin për mosdalje në votimin e 21 prill për largimin e kryëtarëve në Veri.
“Në referendum duhet të marrim 50 + 1 nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, s’ka serbë 50 për qind. Prandaj Lista Serbe tha – ne nuk kemi çfarë të marrim pjesë, sepse fizikisht është e pamundur që të ndodhë”, ka thënë Vuçiq.
Votimi për largimin e kryetarëve në Veri pritet të mbahet më 21 prill. Pavarësisht se ka mbështetur procesin e mbledhjes së nënshkrimeve dhe dorëzimit të peticionit qytetar për të organizuar referendum, Lista Srpska njoftoi javën e kaluar se nuk do të marrë pjesë.
Vendet e QUINT së bashku me Zyrën e BE-së i kanë bërë thirrje dje Listës Serbe, si dhe partive të tjera politike që janë avokate publike të bojkotimit të referendumit, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që t’j përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë këtij procesi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me reagimin e QUINT Vuçiq tha se “disa po mundohen të na mbajnë ligjërata”.