GJAKOVË/ ​Të shtëna në qytet, policia në aksion

by Nexhat

Pas orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të personave të dyshuar

Aty janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, tha Elezaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy