Kusari–Lila: Dështimi i referendumit në veri, dëshmi që Serbia pamundëson integrimin e serbëve

by Nexhat

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dështimi i referendumit për largimin e kryetarëve nga komunat veriore të Kosovës, shpërfaq faktin që Serbia përmes Listës Serbë përdor të gjitha mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve.

Sipas saj, është e pakuptimtë që Kosova të jetë nën masa dhe të mos merr statusin e vendit kandidat për në BE.

banner

“Së pari ajo çka ka ndodhur dje ka ndodhur si një mundësi karshi kërkesave për ato mungesë së legjitimitetit të kryetarëve të zgjedhur. Ajo çka ndodhi dje është shpërfaqje e faktit që Serbia së pari përmes Listës Serbë përdor të gjitha mekanizmat për të pamundësuar integrimin e serbëve në vend. Është e qartë se pengesa kryesore e integrimit të serbeve në Kosovë, e veçanërisht në veri është Serbia. Është e pa kuptimit që Kosova të jenë nën masa dhe të mos merr statusin e vendit kandidat për në BE”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy