Parandalohet një rast i kontrabandës me cigare

by engel

Njësia e TASK-FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), kanë vazhduar aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizim të detyrave në terren në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari S.Z., i moshës 47 vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 50 kutija (500 paqeta) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar. Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa janë parandaluar mbi 20.000 € shmangie doganore.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti është sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy