Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisrijan Mickoski sot është pyetur rreth parimit “fituesi me fitues” që BDI-ja e potencon sërish në rast të formimit të Qeverisë.
“Rregulli ‘fitues me fitues’, ose e ashtuquajtura Marrëveshja e Majit është shkelur nga vetë BDI në vitin 2017. Dhe po e përsëris, nuk duhet ta shohim politikën si masë suedeze. Nëse VMRO-DPMNE arrin shumicën në zgjedhje, nuk kemi besim as elementar për bashkëpunim me BDI-në, prandaj duhet të shkojnë në opozitë”, theksoi Mickoski, duke shtuar se ky parim ka marrë fund.
I pyetur nëse ka pasur takim me të tre liderët e koalicionit VLEN dhe për çfarë është arritur marrëveshje, Mickoski tha se koalicioni VMRO-DPMNE aktualisht është i fokusuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Sapo të mbarojnë zgjedhjet dhe të dihen rezultatet, do të ulemi me të gjitha partitë politike opozitare dhe do të bisedojmë”, tha Mickoski dhe shtoi se Arben Taravarin e ka uruar për rezultatin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, veçanërisht sepse siç theksoi ai, duke pasur parasysh se kundërshtarë të tij ishin Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani.
“Të gjithë jemi qytetarë të Maqedonisë dhe nuk e di si ka llogaritur BDI se janë përfaqësues të popullatës shumicë jomaqedonase. BDI ishte në pushtet për gjashtë vjet e gjysmë së bashku me LSDM-në. Unë pres një fitore të madhe dhe nuk kemi besim elementar për bashkëpunim me BDI-në, do të duhet të shkojnë në opozitë”, theksoi Mickoski./INA