Lionel Messi ka dhuruar një nga shfaqjet më të mira së paku sa është pjesë e skuadrës amerikane Inter Miami.
Të udhëhequr nga Messi, Inter Miami arriti një fitore me rikthim 6-2 ndaj New York Red Bull, pasi ishin në disavantazh pas pjesës së parë
Ylli argjentinas në këtë takim dha kontribut në gjashtë golat për skuadrën e tij, duke shënuar një dhe duke asistuar në pesë të tjerë, diçka e rrallë për një futbollist, por jo për një gjeni si Messi
Në fakt Messi bëhet futbollisti i parë që arrin pesë asistime në një ndeshje, pasi askush më parë nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Por 5 majin e vitit 2024 dhe ndeshjen ndaj New York Red Bull do ta mbajë gjatë në mendje Messi, pasi ka arritur të thyej një tjetër rekord.
https://twitter.com/InterMiamiCF/status/1786931858820768072?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1786931858820768072%7Ctwgr%5E05bbbd4e2c5762b61d214e3b139975373f1c50ea%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frekordi-pabesueshem-qe-ka-thyer-messi-pas-paraqitjes-heroike-ndaj-new-york-rb-asnje-futbollist-ne-histori-nuk-e-ka-arritur-kete%2F
Messi është bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola + asistimeve (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje).
Këtë edicion Messi ka zhvilluar tetë ndeshje në MLS ku ka 10 gola dhe 11 asistime.

