Lojtarët e Irlandës do të mbajnë shirita të zinj në ndeshjen ndaj Izraelit

by Nexhat

Lojtarët e Republikës së Irlandës pritet të mbajnë shirita të zinj në krahë në shenjë nderimi për palestinezët e vrarë në Gaza, gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit,  sot në Hungari.

Federata Irlandeze e Futbollit konfirmoi se ndeshja në Debrecen do të zhvillohet, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme brenda skuadrës.

banner

Sipas federatës, lojtarët janë konsultuar dhe një shumicë e konsiderueshme ka votuar që ndeshja të luhet. Ndërkohë, një lojtar është tërhequr nga grumbullimi para takimit, shkruan BBC,

Ndeshja ka shkaktuar polemika që prej shortit, ndërsa mbi 160 sportistë irlandezë kanë nënshkruar një letër të hapur kundër zhvillimit të saj.

Mesfushori Jason Knight ka deklaruar publikisht se, sipas tij, ndeshja nuk duhej të zhvillohej, ndërsa trajneri Heimir Hallgrimsson ka thënë më herët se disa lojtarë ndiheshin “vërtet në siklet” për këto përballje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy