Gaza, Universiteti Kolumbia anulon ceremoninë e diplomimit

by Merita

Universiteti është epiqendra e protestave, të cilat vazhdojnë prej javësh, kundër luftës në Lindjen e Mesme.

Universiteti Kolumbia në Nju Jork ka anuluar ceremoninë e madhe të diplomimit të planifikuar për 15 maj për shkak të protestave pro-palestineze dhe kundër luftës në Gaza, protesta që kanë vazhduar prej javësh.

banner

Universiteti njoftoi të hënën, duke vënë në dukje se do të mbajë ceremoni më të vogla këtë javë dhe në vijim “ku studentët nderohen individualisht së bashku me bashkëmoshatarët e tyre”, thanë zyrtarët e Universitetit në një deklaratë.

Protestat në Kolumbia, të cilat tërhoqën vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë frymëzuar demonstrata të ngjashme në dhjetëra universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën (përfshirë Zvicrën).

Studentët bënë thirrje për një armëpushim në Gaza dhe kërkuan që universitetet e tyre të largohen nga kompanitë e lidhura me Izraelin.

Javën e kaluar, policia e Nju Jorkut pastroi një ndërtesë në kampusin e Kolumbias, e cila ishte pushtuar nga studentë kundër luftës, duke arrestuar më shumë se 100 njerëz dhe duke çmontuar një kamp tende.

Protestat pasojnë konfliktin që filloi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë rreth 250 pengje. Duke u zotuar se do të shkatërronte Hamasin, Izraeli filloi një ofensivë në Gaza që ka vrarë më shumë se 34,500 palestinezë, rreth dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit të sunduar nga Hamasi. Sulmet izraelite kanë shkatërruar enklavën dhe kanë zhvendosur shumicën e banorëve të saj.

Universiteti i Kalifornisë Jugore gjithashtu kishte anuluar më parë ceremoninë kryesore të diplomimit, por lejoi që aktivitetet e tjera të diplomimit të vazhdonin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy