Një polic i stacionit policor në Klinë është plagosur gjatë një plaçkitje në Zllakuqan të Klinës, në orët e para të mengjesit të sotëm.
Sipas informacioneve, plagosja ka ndodhur kur policia kishte intervenuar pas raportimeve për njē plaçkitje në shtëpinë e priftit të Kishës katolike në Zllakuqan.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Pejë.
Sipas zëdhënësit te policisë për rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi, stacioni policor nē orën 03:56 minuta është informuar se disa persona kishin hyrë në objektin e banimit të kishës në Zllakuqan. Pas intervenimit të ekipit të policisë ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit ku është plagosur një polic.