Rasti Subvencionet 5, të gjithë fajtorë: Gjykata Themelore i ka shpallur aktgjykimet

by engel

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O, A.S dhe M.M.

“I akuzuari B.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 20,0000.00 € për veprat penale Ushtrimi i ndikimit dhe Mashtrim me subvencione, në të cilin vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e arrestit shtëpiak nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022.. I pandehurin B.S në mënyrë vullnetare ka bërë kompenzimin e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 184, 857.53 euro.

banner

E akuzuara K.B-S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale Dhënie Ryshfeti, në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës nga data 24.02.2021 deri me datë 24.09.2021, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

E akuzuara A.U është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5,000€ për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti , në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës nga data 24.02.2021 deri me datë 24.05.2021 i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimitë bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuares A.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtës i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari V.H është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrje ryshfeti në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e arrestit shtëpiak nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuarit V.U i cakton edhe dënim plotësues, ku të njëjtit i ndalohet për dy (2) vite ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari G.A është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 100€, për veprën penale Ushtrim i ndikimit në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari F.Y është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€ për veprën penale Dhënie Ryshfeti , i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit F.Y në afat prej një viti, nëse nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.T është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari B.O është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari A.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari M.M është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, për veprën penale Dhënie Ryshfeti, i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i pandehurit në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale”, njofton gjykata.

Sipas gjykatës, të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy